EMRI/ Lëvizte me automatik, arrestohet 20-vjeçari në Roskovec

Emiljano Haxhiaj, 20 vjeç, banues në Roskovec është arrestuar ditën e sotme.

20-vjeçari mbante armë zjarri automatik pa leje dhe qarkullonte në kodrat e liqenit të fshatit Kurjan bën me dije policia.

Sapo ka parë shërbimet e policisë, Haxhiaj  ka tentuar të fshehë armën e zjarrit automatike PMSH, por nuk ka mundur dot pasi është kapur në flagrancë.

Shërbimet e Policisë kanë ushtuar kontroll edhe në banesën e 20-vjeçarit, ku gjetën dhe sekuestruan një sasi municioni luftarak.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier, për veprime të mëtejshme.


Shtuar 25.03.2023 13:17