EMRI/ Kreu veprime të turpshme me djalin e mitur të gruas, arrestohet 36-vjeçari në Pogradec

Policia e Pogradecit ka ndaluar shtetasin në kërkim Bledi Sinanllari, 36 vjeç, pasi në muajin gusht 2022, dyshohet se ka kryer veprime të turpshme me një të mitur.

Bledi Sinanllari dyshohet se ka kryer veprime të turpshme me 15-vjeçarin që rezulton të jetë djali i bashkëjetueses se tij.

Ngacmimi ka ndodhur në gusht të vitit të kaluar por denoncimi në polici është bërë disa ditë me parë.

Pas denoncimit të të miturit, policia e Pogradecit e ka shpallur në kërkim autorin, i cili u arrestua dje.

I mituri dhe autori i përkasin komunitetit egjiptian. Mësohet se Sinanllari është dënuar më herët për dhunë në familje./Albeu.com/


Shtuar 25.03.2023 13:04