EMRI/ Ky është 40-vjeçari që humbi jetën sot në aksidentin tragjik, në Tiranë

Erald Deda (Totilla) është 40- vjeçari që gjeti vdekjen si pasojë e një aksidenti tragjik të ndodhur në Tiranë. 40-vjeçari po udhëtonte me një motor në afërsi të TEG në momentin që është përballur me një betoniere.

Motori ka përfunduar në rrugë i bërë copash, kurse Totilla ka marrë plagë të mëdha në kokë e trup. Ai është dërguar në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore, por nuk u ka mbijetuar plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë.

Policia e Tiranës ka bërë dy njoftime në lidhje me ngjarjen në fjalë dhe në asnjë prej tyre nuk bëhet me dije nëse është marrë ndonjë masë për drejtuesin e betonieres pas aksidentit tragjik.

 


Shtuar 25.06.2022 21:56