EMRI/ Kush është 50-vjeçari që u vetëplagos me armë në Don Bosko, dyshohet se vuante nga depresioni

Ardi Shegaj është 50-vjeçari që u vetëplagos me armë zjarri në Tiranë. Dyshohet se ai vuante nga depresioni. Burime bëjnë me dije se në spital e ka çuar kunati dhe vjehrri. I plagosuri jeton me vjehrrin. Ky i fundit i ka liruar një dhomë ku jeton bashkë me gruan.

Njoftimi i policisë

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 29.06.2022, është paraqitur në Spitalin e Traumës për ndihmë mjekësore shtetasi A. Sh., 50 vjeç.

Sipas verifikimeve paraprake dyshohet se është vetëplagosur me armë zjarri në banesë.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./albeu.com

 


Shtuar 29.06.2022 16:48