EMRI/ Kush është 45 vjeçari që u qëllua për vdekje mëngjesin e sotëm

Ylber Xhahysa rreth 45 vjeç, banues në fshatin Pajov është qëlluar për vdekje mëngjesin e  sotëm në Gjocaj të Peqinit.

Pas një konflikti për motive të dobëta, 40-vjeçari Leonard Bashaliu ka vrarë me armë zjarri  Xhahysën.

45-vjeç fillimisht mbeti i plagosur dhe më pas ndërroi jetë në spitalin e Peqinit.

Ndërkohë policia arrestoi autorin e dyshuar së bashku me armën e zjarrit pistoletë.

Njoftimi i plotë

Policia kap dhe vë në pranga disa minuta pas ngjarjes, autorin e vrasjes së 45-vjeçarit, ndodhur në fshatin Gjocaj, Peqin.

Më datë 08.06.2021, rreth orës 08:30, në fshatin Gjocaj, Peqin, gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi L. B, rreth 40 vjeç, banues në Gjocaj, ka plagosur me armë zjarri shtetasin Y. Xh, rreth 45 vjeç, banues në fshatin Pajov, i cili si pasojë e plagëve ta marra ndërroi jetë në spitalin e Peqinit.

Reagimi i menjëhershëm i Policisë bëri të mundur identifikimin e autorit, lokalizimin e vendndodhjes dhe pas disa minutash ndjekje nga shërbimet e Policisë u bë e mundur kapja dhe prangosja e autorit të dyshuar së bashku me armën e zjarrit pistoletë.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes


Shtuar 8.06.2021 09:34