EMRI/ Kujt ju vendos tritoli në Durrës, reagojnë edhe familjarët: Na tmerruan, hera e pestë që ndodh

Detaje të reja kanë dalë për ngjarjen e ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm, ku iu vendos eksploziv një biznesi në Durrës.

Shpërthimi ndodhi në derën e dyqanit të 58-vjeçarit Shaban Aga në zonën e Kënetës.

Nga ana tjetër familjarët janë shprehur të tronditur për ngjarjen, teksa kanë thënë se është e përsëritur.

“Na hodhën tritol, na tmerruan. Është e pesta herë që na ndodh”, janë shprehur familjarët.

Shpërthimi ndodhi rreth orës 03:00 të mëngjesi të sotëm, teksa fatmirësisht nuk pati persona të lënduar, por vetëm dëme materiale. Policia thotë se ka identifikuar autorin, shtetasin me iniciale D.K.

Dyshohet se ngjarja ka ndodhur si pasojë e një konflikti të mëparshëm mes shtetasit SH.A dhe D.K./albeu.com/