EMRI/ Kishte shkuar në ekskursion me shokët dhe shoqet, si u mbyt në lumin Drin 15-vjeçari në Dibër

Detaje të reja janë mësuar në lidhje me ngjarjen e rëndë që ndodhi sot rreth orës 14:10  në Lumin Drini i Zi.

Mësohet se 15-vjeçari që u mbyt në lumi është Ali Lita.

Burime bëjnë me dije se 15-vjeçari ishte nxënës i klasës së 9-të dhe ka qenë bashkë me shokët e klasës, në  ekskursion në lumin Drin në fshatin Potgorcë.

15-vjeçari është futur për tu larë në lumë, dhe nuk ka mundur të dalë.

Trupi i tij është gjetur rreth 5 km më poshtë, në fshatin Gradec, nga disa pushues që bënin plazh në këtë zonë.

Sipas informacioneve nxënësit kishin shkuar të organizuar në eskursion, pas mbarimit të klasës së 9-ntë.

Njoftimi i policisë:

Dibër/ informacion paraprak

Rreth orës 14.10, në fshatin Potgorcë, Maqellarë, shtetasi A.L., rreth 15 vjeç, duke u larë në lumin Drini i Zi, e ka marrë rrjedha e ujit dhe për pasojë ka humbur jetën.

Grupi hetimor vijon hetimet për zbardhjen dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes./albeu.com