EMRI/ Kërcënuan me armë zjarri fqinjin, arrestohet 37-vjeçari, shpallet në kërkim bashkëpunëtori

Një 37-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Shkodrës, pasi dyshohet se në bashkëpunim me një 22-vjeçar kanë kërcënuar me armë zjarri pistoletë fqinjin e tyre, gjatë një konflikti për motive të dobëta.

Mësohet se në pranga ka rënë Meigan Brajoviç, ndërsa 22-vjeçari është shpallur në kërkim.

Nga hetimet dyshohet se këta 2 shtetas, gjatë një konflikti për motive të dobëta, me fqinjin e tyre, shtetasin E. K., e kanë kanosur atë, me armë zjarri pistoletë.

22-vjeçari dyshohet se sapo ka konstatuar punonjësit e Policisë, ka marrë armën e zjarrit dhe është larguar me vrap.

Njoftimi i Policisë- Shkodër

Dyshohet se kanosën me armë zjarri pistoletë, fqinjin e tyre, gjatë një konflikti për motive të dobëta, vihet në pranga 37-vjeçari, shpallet në kërkim 22-vjeçari.

Punohet për kapjen e 22-vjeçarit dhe për gjetjen e pistoletës.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër, në bashkëpunim me shërbimet e Patrullës së Përgjithshme, të mbeshtetura nga shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, menjëherë pas marrjes së njoftimit se në rrugën “Tafilica”, një shtetas ishte kanosur me armë zjarri, kanë organizuar punën për kapjen e autorit/ëve dhe zbardhjen e rrethanave të rastit.

Si rezultat i veprimeve të shpejta, u kap në flagrancë dhe u arrestua shtetasi M. B., 37 vjeç, banues në Shkodër.

Gjithashtu, u shpall në kërkim shtetasi A. G., 22 vjeç, banues në Shkodër.

Nga hetimet dyshohet se këta 2 shtetas, gjatë një konflikti për motive të dobëta, me fqinjin e tyre, shtetasin E. K., e kanë kanosur atë, me armë zjarri pistoletë.

22-vjeçari dyshohet se sapo ka konstatuar punonjësit e Policisë, ka marrë armën e zjarrit dhe është larguar me vrap.

Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.


Shtuar 5.11.2025 16:43