EMRI/ Kapet “mat” 38-vjeçari në Vlorë, mbante në shtëpi 6 kg kanabis

Policia ka vënë në pranga një 38-vjeçar në Vlorë me akuzën e prodhimit dhe shitjeve të lëndëve narkotike.

Në pranga ka rënë shtetasi Leonidha Papa, pasi gjatë kontrolleve që iu bënë në banesën e tij, iu gjet 6 kg kanabis.

NJOFTIMI I POLICISË:

“Në vijim të punës për parandalimin dhe ndëshkimin e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë policore, specialistët për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me forcën Operacionale në DVP Vlorë, arrestuan në flagrancë shtetasin L. P., 38 vjeç, banues në fshatin Treblovë.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 6 kg lëndë narkotike e dyshuar cannabis sativa.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. /albeu.com/

 


Shtuar 13.08.2021 11:15