Prokuroria e Shkodrës, ka sekuestruar pasuritë e biznesmenit Ago Gjolaj, i akuzuar për “Pastrim të Produkteve të veprës penale”.
Ago Gjolaj, dyshohet se merret me kontrabandimin dhe tregtimin e mallrave kontrabandë, gjithashtu është evidentuar si pjesëmarrës në grup kriminal, që merret me trafikimin e lëndëve narkotike.
Ky shtetas së bashku me dy vëllezëtit e tij, janë hetuar disa herë nga autoritetet shqiptare madje edhe janë dënuar për vepra penale të ndryshme (kontrabandë, tregëtim mallrash kontrabandë etj).
Referuar të dhënave të grumbulluara deri tani, Policia Gjyqësore ka dyshime të arsyeshme se pasuritë e shtetasit A.Gj. dhe familjarëve të tij, nuk justifikohen nga pikëpamja ekonomike me të ardhura të ligjshme.
“I akuzuar për ‘Pastrim të Produkteve të veprës penale”, Prokuroria Shkodër sekuestron pasuritë e shtetasit A.Gj nga biznesi, pasuritë të paluajtshme e 97 automjete
Prokuroria Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Shkodër kërkon sekuestrimin e pasurive të shtetasit A.GJ., nën hetim për kryerjen e veprës penale ‘Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale’ parashikuar nga neni 287 i Kodit Penal.
Kjo prokurori, ka regjistruar procedimin penal nr.1042 datë 27 Korrik 2017 për kryerjen e veprës penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” parashikuar nga neni 287 i Kodit Penal.
Shtetasi A. Gj., ka dyshime se merret me kontrabandimin dhe tregtimin e mallrave kontrabandë si dhe është evidentuar si pjesmarrës në grup kriminal që merret me trafikimin e lëndëve narkotike.
Gjithashtu, autoritetet e Malit të Zi kanë qenë duke hetuar shtetasen shqiptare S.Gj, subjekt i lidhur me shtetasin A.Gj, pasi më datë 12.04.2018, ajo ka nënshkruar një kontratë për blerjen e një jahti luksoz me vlerë 300,000 (treqind mijë) euro nga shtetasi malazez S.J, i përfshirë në veprimtari kriminale dhe pastrim parash” thuhet në njoftimin e prokurorisë.