EMRI/ Ishte fshehur pas bimëve, 25-vjeçari shqiptar prangoset brenda “shtëpisë së barit” në Angli

Foto ilustruese

Një 25-vjeçar shqiptar, Amarilt Elezi, ka rënë në prangat e policisë britanike.

Sipas burimeve nga mediat britanike, ai u kap në një fermë kanabisi në Bradford, ku kujdesej për lëndën narkotike e cila ishte vendosur në një shtëpi në Broadstone Way, Holme Wood, Bradford.

Në banesë u zbuluan 81 fidanë. Rritja e bimëve narkotike bëhej nëpërmjet pajisjeve që përfshinte llambat, ventilatorët dhe mbulesat plastike.

Në momentin kur u kap Elezi ishte në gjumë, në dhomën me lëndë narkotike.

I riu shqiptar i cili ishte marangoz, kishte hyrë ilegalisht në vend dhe fillimisht kishte punuar në kantier.

Ai kishte 5000 £ borxh ndaj trafikantëve të cilët e sollën në Bradford për të kujdesur bimët e kanabisit për të paguar paratë.


Shtuar 23.08.2022 08:44