EMRI/ Identifikohet viktima, ky është 25-vjeçari që u gjet i vrarë në Vlorë

Mëngjesin e ditës së sotme një 25-vjeçar u gjet i vrarë me armë zjarri në një makinë në fshatin Babicë, Vlorë.

Burime për ABC bëjnë me dije se ai është Xhulaj  Bullari dhe se është qëlluar me një plumb në kokë.

Në makinën “Fiat Punto” ku i riu u gjet pa shenja jete, nuk kishte asnjë dokumentacion.

Ngjarja ka ndodhur në një rrugë dytësore në vendin e quajtur “Qafa e Topit”.

Makina dyshohet të jetë në pronësi të një vajze nga Tirana, me të cilën policia po tenton të komunikojë.

Policia dhe grupit hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes./albeu.com


Shtuar 21.08.2021 12:02

Tags: ,