Emri i Sylvinhos jehonë në Spanjë, Shqipëria me trajnerin brazilian ëndërron shumë

Kombëtarja e Shqipërisë është shndërruar në një ekip me të vërtetë të fortë që pas ardhjes së trajnerit brazilian Sylvinho, dhe kjo gjë është demostruar më së miri në kualifikueset e Euro 2024, ku kuqezinjtë ndodhen në vendin e parë në grup dhe ndodhen vetëm një hap larg ëndrrës së madhe, Euro 2024 e cila do të zhvillohet në Gjermani.

Në Spanjë, “Diario AS” i kushton një artikull teknikut brazilian. “Sylvinho godet me Shqipërinë”, shkruan në titull Shefi i sektorit ndërkombëtar të kësaj gazetë, Pablo Fuentenebro!

Në artikull përmend pothuajse gjithçka, që nga ndryshimet e shumta, ndihmën që po jepet edhe nga stafi, deri te mundësitë për t’u kualifikuar në një Kampionat Botëror.

“Shqipëria është gati të shkruajë histori dhe për këtë ka merita trajneri brazilian Sylvinho. Në vetëm gjashtë ndeshje, ai ka ndryshuar fytyrën e skuadrës shqiptare dhe ëndrra për të shkuar në Euro 2024 në Gjermani është një hap larg. Trajneri brazilian ka një mundësi për ta rikthyer Shqipërinë në një Europian, që do të ishte pjesëmarrja e dytë e saj pas Kampionatit Evropian 2016. Një arritje historike për vendin ballkanik. Një moment historik vendimtar për Shqipërinë, e cila nuk ka luajtur kurrë në një Botëror dhe me vendin e saj pothuajse të mbyllur në Euro, ëndërron të jetë në një Kampionat Botëror” , shkruhet në artikull.


Shtuar 15.10.2023 10:12