EMRI/ I shpallur në kërkim për trafik të lëndëve narkotike, arrestohet 50-vjeçari në Vlorë

Policia ka arrestuar ditën e sotme shtetasin Albert Brahimaj, 50 vjeç pasi ishte shpallur në kërkim që prej vitit 2020.

Brahimaj është dënuar 2 vjet burgim, nga të cilat i kanë mbetur për të vuajtur edhe 1 vit, 10 muaj e 16 ditë, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

Të lidhura

None found

Kujtojmë se ky shtetas, në vitin 2020, ka kultivuar bimë narkotike kanabis, në një sipërfaqe toke të pyllëzuar, në fshatin Kotë, Selenicë.

Njoftim policie

DVP Vlorë/I shpallur në kërkim për kultivim të bimëve narkotikëve, kapet dhe vihet në pranga 50-vjeçari.

Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë ligjore, nga shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale të DVP Vlorë, bazuar dhe në inteligjencën informative, për vendndodhjen e një shtetasi në kërkim, u bë e mundur kapja dhe ndalimi i shtetasit:
Albert Brahimaj, 50 vjeç, banues në lagjen “15 Tetori”, Vlorë.

50-vjeçari ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë e ka dënuar me 2 vjet burgim, nga të cilat i kanë mbetur për të vuajtur edhe 1 vit, 10 muaj e 16 ditë, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

Ky shtetas, në vitin 2020, ka kultivuar bimë narkotike kanabis, në një sipërfaqe toke të pyllëzuar, në fshatin Kotë, Selenicë.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale./albeu.com