EMRI/ I shpallur në kërkim për korrupsion në zgjedhje, arrestohet 41 vjeçari në Korçë

Një 41 vjeçar është arrestuar nga policia e Korçës.

Bëhet  fjalë për  Kristo Çollakun, i cili ishte i shpallur në kërkim pasi gjykata e Elbasanit i kishte caktuar masën e sigurisë arrest me burg për veprën penale të shkeljes së fshehtësisë së votimit dhe korrupsionit aktiv në zgjedhje.

Arrestimi i tij është kryer nga Forcat e Posaçme ‘Shqiponja’ në qendër të Bilishtit ndërsa është dërguar drejt Elbasanit për veprimet e mëtejshme të cilat u kryen nga komisariati i policisë së Elbasanit.

/albeu.com/