EMRI/ I shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafik droge, arrestohet 43-vjeçari në Tiranë

Një 43-vjeçar është arrestuar në një apartament në Tiranë, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma.

Ortis Banda, në bazë të vendimit të Gjykatës së Leçes në Itali, ishte dënuar me 5 vjet, 10 muaj e 16 ditë burgim, për “Trafikim droge”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga Kodi Penal italian. Sakaq Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.

NJOFTIMI:

Finalizohet një tjetër operacion policor, i koduar “Apartamenti”, për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

I dënuar nga autoritetet gjyqësore italiane, për trafikim droge, kapet në një apartament të marrë me qira dhe arrestohet me qëllim ekstradimin, 43-vjeçari.

Si rezultat i shkëmbimit të vazhdueshëm të informacioneve ndërmjet FAST Albanias, Interpol Tiranës dhe Interpol Romës, se në Tiranë fshihej një shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafikim droge, është organizuar dhe finalizuar operacioni policor i koduar “Apartamenti”.

Në kuadër të këtij operacioni, shërbimet e FAST Albanias, në bashkëpunim me shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, kanë kapur dhe arrestuar me qëllim ekstradimin drejt Italisë, shtetasin:

Ortis Banda, 43 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, në bazë të vendimit të Gjykatës së Leçes, Itali, e cila e ka dënuar 43-vjeçarin, me 5 vjet, 10 muaj e 16 ditë burgim, për “Trafikim droge”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga Kodi Penal italian.

Në vitin 2012, shtetasi Ortis Banda ka trafikuar një sasi kokaine, në bashkëpunim me 2 shtetas të tjerë, njëri prej të cilëve u kap në flagrancë në qytetin e Maniagos, me sasinë e kokainës.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.

 


Shtuar 23.08.2023 15:21