EMRI/ I shpallur në kërkim ndërkombëtar, kapet në Dibër 45-vjeçari i dënuar me më 11 vjet burg në Itali

Policia ka vënë në pranga 45-vjeçari Roland Faruku në Dibër. Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet Italiane, pasi Gjykata e Ankonas,  e ka dënuar këtë shtetas me 11 vjet, 10 muaj e 25 ditë burg, për veprën penale “Trafik Narkotikësh”.

Njoftimi i policisë:

Dibër

Kapet dhe vihet në pranga një tjetër shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar, me qëllim ekstradimi drejt Italisë.

Në hyrje të Pikës së Kalimit Kufitar Bllatë, shërbimet e Policisë Kufitare, si rezultat i masave të shtuara dhe shkëmbimit të informacionit me Strukturat hetimore të DVP Dibër dhe Interpol Tiranën, kanë ndaluar shtetasin e shpallur në kërkim ndërkombëtar:

Roland Farruku 45  vjeç, banues në Peshkopi, Dibër.

Gjatë përpunimit dhe verifikimit të të dhënave në sistem, ky shtetas ka rezultuar person i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet Italiane, pasi Gjykata e Ankonas,  e ka dënuar këtë shtetas me 11 vjet, 10 muaj e 25 ditë burg, për veprën penale “Trafik Narkotikësh”, parashikuar nga Kodi Penal Italian.

Në përfundim të  veprimeve të para hetimore, specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimit në DVP Dibër bënë arrestimin provizor të këtij shtetasi, me qëllim ekstradimin e tij drejt Italisë./albeu.com


Shtuar 23.03.2022 16:55