EMRI/ I riu shqiptar vritet në Angli

Një i ri shqiptar mbeti i vdekur pas goditjeve me thikë në perëndim të Londrës. Detektivët e vrasjes arrestuan dy persona.

Renato Geci, 21 vjeç, u sulmua gjatë një përleshje në Hounslow rreth orës 3.20 të mëngjesit të hënën. Policia u thirr dhe gjeti Z. Geci dhe një burrë tjetër shqiptar, gjithashtu në të njëzetat e tij, të plagosur me thikë.

Përkundër përpjekjeve të shërbimeve të urgjencës, ai u shpall i vdekur në vendin e ngjarjes në 4.23 të mëngjesit. Shqiptari i dytë u dërgua në spital ku mori kurimin e nevojshëm dhe u largua prej andej.

Të enjten, një 31-vjeçar u arrestua nën dyshimin e vrasjes. Një grua, 27 vjeçre, u ndalua nën dyshimin për ndihmë ndaj autorit. Të dy qëndrojnë në paraburgim në një stacion policie në jug-perëndim të Londrës.


Shtuar 25.03.2021 22:33