EMRI/ I dënuar në Itali me 13 vite e 5 muaj burg për prostitucion, 39-vjeçari nga Shkodra arrestohet në spital

Një 39-vjeçar i dënuar me 13 vjet e 5 muaj burgim për prostitucion është ndaluar nga policia e Shkodrës, me qëllim ekstradimin drejt Italisë.

Mësohet se Gjykata e Shkodrës ka ndryshuar masën e sigurisë nga “arrest në shtëpi” në “arrest në burg” për 39-vjeçarin, Klodian Ndogaj.

Të lidhura

None found

Fillimisht policia ka ushtruar kontroll në banesën e Klodianit në Shkodër për ta çuar atë në burg, por nuk e kanë gjetur atje. Ai është kapur nga policia në Spitalin Rajonal të Shkodrës.

Gjykata e Shkallës së Parë Shkodër për këtë shtetas ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, deri në përfundim të procedurave për ekstradimin e tij drejt shtetit italian.

Njoftimi i Policisë

Ndalohet me qëllim ekstradimin drejt Italisë, 39-vjeçari i dënuar me 13 vjet e 5 muaj burgim për “shfrytëzim prostitucioni”.

Strukturat e DVP Shkodër, në zbatim të vendimit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër e cila kishte ndryshuar masën e sigurisë nga “Arrest në shtëpi” në “Arrest në burg”, për një shtetas të dënuar në Itali, kanë ushtruar kontroll në banesën e tij, me qëllim ekzekutimin e masës së sigurisë. Ky shtetas ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, në pritje të përfundimit të procedurave për ekstradimin e tij.

39-vjeçari Klodian Ndogaj (Jakini), banues në fshatin Beltojë, Shkodër, nuk është gjetur në banesë, por është kapur dhe ndaluar nga shërbimet e Policisë, në Spitalin Rajonal të Shkodrës.

Gjykata e Shkallës së Parë Shkodër për këtë shtetas ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, deri në përfundim të procedurave për ekstradimin e tij drejt shtetit italian.

Këtë shtetas Gjykata e Astit, Itali, me vendim e datës 23.10.2019, e ka dënuar me 13 vjet e 5 muaj burgim, për veprën penale “Shfrytëzimi i prostitucionit”, parashikuar nga Kodi Penal i Italisë.

/albeu.com/

 


Shtuar më 19.03.2023 10:33

kumar siteleriBursa Escortkumar sitelerijojobetgüvenilir bahis sitelerigüvenilir bahis siteleriyasal bahis sitelerigrandpashabetjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişgrandpashabetkahraman haberdeneme bonusujojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişcasinofast güncel girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişUltrabetonline notaryjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişxbahisjojobetjojobet giriş