EMRI/ I dehur në timon, 33-vjeçari përplas këmbësorin në Shkodër

Ditën e sotme, Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër, arrestuan shtetasin Pjeter Thani, 44-vjeç, banues në Shkodër, pasi ka kanosur dhe ushtruar dhunë ndaj babait të tij.

Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore, arrestuan shtetasin Aleksander Bala , 33-vjeç, banues në Shkodër, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.

Nga veprimet e kryera, rezultoi se ky shtetas në vendin e quajtur rrethrrotullimi i spitaleve, duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur kishte përplasur lehtë dhe një këmbësor.

Po nga Specialistët e Policisë Rrugore, u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin Sh. R., 21-vjeç, banues në Shkodër pasi u kap duke drejtuar motomjetin, pa leje drejtimi.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.


Shtuar 30.01.2024 12:50