EMRI/ Hodhi granatë brenda biznesit, arrestohet 46-vjeçari në Lezhë

Admir Zefi është arrestuar ditën e sotme nga polici pasi ishte i shpallur në kërkim.

Ndaj Zefit Gjykata ka vendosur masën e sigurisë ‘arrest me burg’.

Të lidhura

None found

Zefi dyshohet se ka hedhur lëndë plasëse, granatë brenda një biznesi.

Njoftim policie

Finalizohet operacioni policor i koduar “Fitili”.

I kërkuar nga Policia pasi i lëshoi një shtetasi, një ndezës granate, brenda një biznesi, vihet në pranga 46-vjeçari.

Në zbatim të planit të masave për parandalimin e ngjarjeve kriminale, goditjen e paligjshmërive dhe kapjen e vendosjen përpara përgjegjësisë ligjore të personave në kërkim, strukturat hetimore dhe operacionale të DVP Lezhë, në bashkëpunim të ngushtë me komisariatet e Policisë në varësi të DVP-së, si dhe me Policinë Rrugore, kanë organizuar kontrolle të befasishme në të gjithë qarkun. Si rezultat i kontrolleve, bazuar edhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, u organizua dhe u finalizua operacioni policor i koduar “Fitili”, në kuadër të të cilit u lokalizua, u kap dhe u ndalua shtetasi:

-A. Z., 46 vjeç, banues në Manati.

46-vjeçarit të kërkuar i ishte caktuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lezhë, masa e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale ” Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, pasi në muajin prill të këtij viti, në një restorant në Lezhë, ka lëshuar një ndezës granate në drejtim të shtetasit S. P., i cili ka shpërthyer dhe ka shkaktuar vetëm dëme materiale.

Kontrollet e befasishme për parandalimin e ngjarjeve kriminale dhe goditjen e paligjshmërisë do të vijojnë në të gjithë qarkun, krahas angazhimit maksimal për mbarëvajtjen e sezonit turistik./albeu.com


kumar siteleriBursa Escortkumar sitelerijojobetgüvenilir bahis sitelerigüvenilir bahis siteleriyasal bahis sitelerigrandpashabetjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişgrandpashabetkahraman haberdeneme bonusujojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişcasinofast güncel girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişUltrabetonline notaryjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişxbahisjojobetjojobet giriş