EMRI/ Gjendet i pajetë 35-vjeçari në Fier, u mbyt teksa lahej në det

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Fier, ku një i ri është gjetur pa shenja jete në plazhin e Pishporos.

Dyshohet se ai është mbytur teksa ka qenë duke u larë në det, teksa grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Fier/Informacion paraprak Rreth orës 19:50, në plazhin e Pishporos, Fier, duke u larë në det, është mbytur dhe ka ndërruar jetë shtetasi Besmir Hoxha, 35 vjeç, banues në Levan. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të vdekjes së 35-vjeçarit.

 


Shtuar 8.07.2023 22:37

Tags: , ,