Një 26-shqiptar është dënuar nga Gjykata në Britaninë e Madhe me një vit burg.
Dënimi i tij erdhi pasi ai u kap duke punuar në një shtëpi të përshtatur për kultivimin e kanabisit.
Ai u arrestua disa ditë më parë, pasi policia hyri në banesën ku ai ishte punësuar dhe gjeti lëndët narkotike. I riu tentoi të arratisej duke u ngjitur në çati, me gjithat në fund u arrestua.
Ai pranoi fajin, por deklaroi e ishte mashtruar, ndërsa deklaroi se familja e tij ishte në gjakmarrje pasi babai i tij kishte vrarë një person. Po ashtu nëna e tij ishte e sëmurë dhe për këtë arsye kishte vendosur të emigronte për të siguruar para. Ai tha se i ishte premtuar se do punonte në ndërtim, por më pas ishte mashtruar duke u detyruar të punonte në shtëpi bari. I riu po studionte për Menaxhim Biznesi në vendin tonë, por u detyrua ta linte Universitetin pasi nëna e tij u sëmur.
Geraldo Xixi dëshmoi gjithashtu para gjyqtarëve si ai kishte hyrë në Angli ilegalisht, nëpërmjet ndihmës së një bande që merrej me kultivimin e kanabisit.
Autoritetet britanike nuk gjetën asnjë precedent të mëparshëm të të riut, ndërsa po presin përgjigje nga autoritetet shqiptare nëse ka ndonjë dënim në Shqipëri. Pas përfundimit të dënimit në Britani, i riu do dëbohet drejt vendit tonë.