EMRI/ Ekzekutohet me 20 plumba shqiptari në Ekuador, si u organizua plani me buqetë me lule

Një shqiptar është ekzekutuar në një atentat mafioz në Ekuador.

Bëhet fjalë për Ergys Dashi, 34 vjeç, një shqiptar me origjinë nga qyteti i Durrësit.

Ngjarja e rëndë raportohet të ketë ndodhur në kryqëzimin që ndan rrugët Avenue José Joaquín Orrantia, e Mall del Sol, në veri të Guayaquil të Ekudorit. Mediat ekuadoriane shtojnë se Dashi ishte i ulur në një bar kafe, kur rreth orës 19:00, atentatorët e pikasën.

Të dy u futën brenda lokalit duke iu shmangur edhe stafit që u kërkoi certifikatën e vaksinimit. Njëri mbante një buqetë me lule në duar (me siguri për të shmangur identifikimin nga kamerat) ndërsa tjetri nxorri armën dhe qëlloi me breshëri drejt 34-vjeçarit shqiptar duke e lënë të vdekur. Paraprakisht raportohet se shkak për këtë vrasje mund të jetë bërë e shkuara e Dashit, i cili rezulton të jetë përfshirë në trafikun e drogës.

Në vendin e ngjarjes janë gjetur e sekuestruar 20 gëzhoja. I riu rezuton të jetë qëlluar në pjesë të ndryshme të trupit, kryesisht në kokë, të shtëna që i kanë shkaktuar vdekjen e menjëhershme. Atentati me shënjestër shqiptarin la edhe një vajzë të plagosur. 26-vjeçarja Angie Romero ishte ulur në tavolinën ngjitur me shqiptarin dhe një plumb e kapi në këmbë./albeu.com/

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Shtuar 23.01.2022 17:04