Emri/ E rëndë në Kolonjë, 33-vjeçari gjendet pa shenja jete në rezervuar, për ҫfarë dyshohet

Mëngjesin e sotëm, një 33-vjeçar është gjetur pa shenja jete, në rezervuarin e fshatit Kagjinas në Kolonjë

Sipas informacioneve policore, ai kurohej për probleme të shëndetit mendor.

Raportohet se viktima është Emiljano Baholli.

Njoftimi i policisë:

Mëngjesin e sotëm, në rezervuarin e fshatit Kagjinas, Kolonjë, është gjetur i mbytur, pa shenja dhune, shtetasi Emiljano Baholli., 33-vjeç, banues në fshatin Borovë, Kolonjë.

Nga të dhënat e para dhe deklarimet e marra familjarëve të tij, rezulton se ky shtetas vuante nga probleme të shëndetit mendor dhe ishte larguar nga banesa e tij, mbrëmjen e djeshme.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.


Shtuar 17.06.2024 08:51