Pak minuta më parë në Vlorë në lagjen 10 korriku pranë zonës së Lugomares një atentat me armë zjarri ju bë një automjeti tip benz ML.
Në sherr dyshohet se janë përfshirë tre persona, dy autorët dhe një personi ndaj të cilit ëhstë qëlluar.
Gjithashtu bëhet me dije se shënjestër e atentatit ka qenë djali i kryeplakut të Kaninës, Juxhino Todi.
Ndërkohë, policia bëjnë me dije se është qëlluar 4 herë ndaj mjetit, por vetëm një ka goditur xhamin.
Njoftimi i policisë:
Më datë 29.04.2022, rreth orës 18:55, në lagjen “10 Korriku”, Vlorë, dyshohet se gjatë një konflikti shtetasi J. A., dhe shteasi L. M., dyshohet se kanë qëlluar me armë zjarri pistolete. Nga konflikti nuk ka të dëmtuar.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon per sqarimin e rrethanave të ngjarjes. /albeu.com/