EMRI/ Atentat me armë zjarri në Vlorë, bie “pre” një 35-vjeçar

Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar para pak minutave në qytetin e Vlorës.

Sipas burimeve për albeu.com, raportohet se një person, 35-vjeçar ka mbetur i plagosur dhe është transportuar drejt Spitalit të qytetit.

Ngjarja raportohet të ketë ndodhur në zonën e Skelës dhe i plagosuri është shtetasi Romeo Meçaj.

35-vjeçarit i është bërë atentat në shesh parkim pranë stadiumit të qytetit. Ndodhej në automjet kur ndaj tij është qëlluar me breshëri plumbash.

Gjithashtu një makinë është gjetur e djegur në zonën e Ujit të Ftohtë, e cila dyshohet se i përket autorëve të krimit.

Ndërkohë bëhet me dije se policia ndodhet në vedngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe kapjen e autorit./albeu.com/


Shtuar 5.03.2022 20:52