EMRI/ Aksident tragjik në Itali, ndërron jetë 60 vjeçari shqiptar

Një aksident tragjik ka ndodhur në Itali ku një shqiptar 60 vjeçar ka humbur jetën.

Bëhet fjalë për shtetasin Agron Gjata banues në Controguerra, i cili tentoi të parakalonte me Nissan Juke-n e tij por preku një furgon dhe u përmbys disa herë dhe në fund përfundoi duke u përplasur me një makinë tjetër.

Ngjarja ka ndodhur në Teramo ndërkohë mediat italiane shkruajnë se 60 vjeçari ndërroi jetë gjatë rrugës për në spital./albeu.com