Një 18-vjeçare ka mbetur e pajetë ditën e sotme në Malin e zi. E reja dyshohet të jetë vrarë nga ish i dashuri i saj dhe gjatë sulmit ka mbetur e pajetë edhe gjyshja e saj që ndodhej në shtëpi.
E reja quhet Shejla Bakija dhe dyshohet të jetë me origjinë shqiptare.
Të lidhura
None found
Sipas informacioneve, bëhet me dije se ajo ndërroi jetë në vend bashkë me gjyshen ndërsa babai i saj është plagosur. Asnjë media e Malit të Zi deri më tani nuk ka reaguar për këtë vrasje makabre ndërsa Instagram dhe Facebook po gëlojnë me reagime dhe thirrje për të kapur vrasësin.
Mësohet se e reja kishte bashkëjetuar me vrasësin dhe para pak kohësh është ndarë nga ai duke u zhvendosur sërish në shtëpinë e prindërve.
Policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, ndërkohë që sipas disa burimeve, autori mund të jetë larguar drejt Serbisë./ albeu.com
