EMRAT/ Zbardhet identiteti i 5 viktimave dhe 4 të plagosurve të aksidentit në Fushë Muzinë

Janë identifikuar të gjithë viktimat e aksidentit tragjik në aksin Sarandë-Gjirokastër, në Fushë Muzinë.

Si pasojë e aksidentit kanë humbur jetën drejtuesi i furgonit shtetasi Bardhi Proda, pasagjerët Fiqiri Korçari., 77 vjeç, banues në Tiranë, Dritë Korçari 72 vjeçe, banuese në Tiranë,

Tetiana Fediaieva, 48 vjeçe, banuese në Ukrahinë dhe Olesandr Fediaieva, 53 vjeç, banues në Ukrahinë.

Gjithashtu kanë mbetur të dëmtuara shtetaset Greta Daberdini, 25 vjeçe, banuese në Tiranë(pasagjere në mjetin tip furgon), Rexhina Çelhaka.(drejtuese Land Rover), Ana Koskovila, 23 vjeçe dhe Giulia Parimi, 22 vjeçe, banuese në Itali(pasagjere në Land Rover)./albeu.com


Shtuar 26.08.2021 20:36