Një ngjarje e rëndë ka tronditur Lushnjën mbrëmjen e sotme. Disa persona me një mjet tip Golf kanë qëlluar me beshëri në drejtim të një lokali në qendër të qytetit.
Nga të shtënat kanë mbetur të plagosur Judin Velo, Ervis Tafa dhe Sara Liçi, ndërsa i vrarë ka mbetur Bledar Muça.
Policia bën me dije se, janë ngritur pika kontrolli në hyrje-dalje të qytetit dhe po vijon krehja e zonës me qëllim kapjen e autorëve.
Vijon puna për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes./albeu.com