EMRAT/ U ra sipër shtylla e tensionit të lartë, kush janë dy elektriçistët që vdiqën në Roskovec (VIDEO)

Dy elektriçistë kanë humbur jetën pasi u ka rënë sipër një shtyllë ku ata ishin duke punuar.

Burime bëjnë me dije se dy elektriçistët që kanë humbur jetën janë Gjergji Duka dhe Bashkim Saliasi, ndërkohë që kushtet e sigurisë në punë janë vënë në pikëpyetje.

Policia deklaron se janë duke vijuar hetimet për ngjarjen e rëndë, e cila ka ndodhur konkretisht në fshatin Jagodinë.

Njoftimi i policisë:

Sot rreth orës 10:30, në fshatin Jagodinë, Roskovec, te nënstacioni elektrik, ka rënë një shtyllë elektrike e tensionit të lartë, dhe për pasojë janë dëmtuar dy punonjës të elektrikut (OST) të cilët ishin duke punuar.

Si pasojë e dëmtimeve të mara, kanë ndërruar jetë të dy punonjësit, shtetasit Gj. D., 50 vjeç, banues në Kuçovë dhe B. S., 64 vjeç, banues në Mallakastër.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

 

 


Shtuar 15.06.2021 11:32