Foto ilustruese
Antikontrabanda Detare në Durrës ka bllokuar peshkarexhën ‘Leon’ me 50 mijë litra naftë.
Sipas burimeve, ajo do të hidhej në treg së shpejti dhe gjatë operacionit janë arrestuar dy persona.
Policia ka arrestuar në flagrancë Shpëtim Canin, 43 vjeç, banues në Durrës, me detyrë përkatësisht kapiten, si dhe Roland Canin, 41 vjeç, me detyrë marinar i anijes peshkatore ‘LEON’.
Sipas burimeve policore, peshkarexha vinte nga vendet e Lindjes, ndërsa nafta ishte planifikuar për t’u hedhur në tregun e brendshëm. Materialet paraprake janë referuar në Prokurori për hetime të mëtejshme.
Kujtojmë se në korrik të këtij viti, policia sekuestroi 80 mijë litra karburant të futur kontrabandë përmes një peshkarexhe në port, ndërsa shpalli tre pesona në kërkim./albeu.com