Uniformat blu, kanë vënë në pranga një 32-vjeçar, pasi trafikonte makina të vjedhura nga Greqia në Shqipëri.
Për këtë rast, Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Elbasan-Korçë), ka pezulluar nga detyra katër policë, që punonin në pikën e kalimit kufitar në Kapshticë.
Sipas hetimeve, ata nuk kanë krye verifikimin e dokumenteve të automjeteve, të cilat 32-vjeçari i trafikonte nga shteti fqinj drejt Shqipërisë.
Autori i dyshuar për trafik është Maradona Cenolli, ndërsa policët e pezulluar janë Markelian Muarti, Stelio Lushi, Edison Mielli, Mariglen Azisllari.
Në cilësinë e provës materiale, u sekuestruan 6 automjete të dyshuara të vjedhura, me vlerë 130 000 euro.