SPAK ka mbyllur hetimet për një tjetër dosje kriminale dhe e ka dërguar atë për gjykim në Gjykatën Kundër Krimit të Organizuar.
Dosja është e grupit që trafikonte emigrantë shqiptarë drejt SHBA-së, Kanadasë apo Anglisë, përmes falsifikimit të vizave dhe pasaportave.
Njoftimi i SPAK:
Sot më datë 16 Korrik 2021, Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, paraqiti në gjykatë kërkesë për kalimin për gjykim të çështjes penale Nr.174/1 viti 2019 ndaj të pandehurve (24 të pandehur):
Bukurije Ahmetaj, akuzuar për vepër penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, parashikuar nga neni 278/2 të Kodit Penal.
Altin Memaj, akuzuar për vepër penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave”, parashikuar nga neni 189 tw Kodit Penal.
Shkëlzen Avduli, akuzuar për vepër penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufinjve”, për hyrjen e paligjshme të një personi në një shtet tjetër pa qenë shtetas i tij dhe pa leje qëndrimi në atë shtet, parashikuar nga neni 298 parag. 1 tw Kodit Penal.
Klajdi Llika, akuzuar për vepër penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufinjve”, për hyrjen e paligjshme të një personi në një shtet tjetër pa qenë shtetas i tij dhe pa leje qëndrimi në atë shtet, parashikuar nga neni 298 parag. 1 tw Kodit Penal.
Gëzim Gjona, akuzuar për vepër penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufinjve”, për hyrjen e paligjshme të një personi në një shtet tjetër pa qenë shtetas i tij dhe pa leje qëndrimi në atë shtet, parashikuar nga neni 298 parag. 1 tw Kodit Penal.
Xhelil Dautaj, akuzuar për vepër penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufinjve”, për hyrjen e paligjshme të një personi në një shtet tjetër pa qenë shtetas i tij dhe pa leje qëndrimi në atë shtet, kryer në bashkëpunim ose më shumë se një herë, parashikuar nga neni 298 parag. 3 tw Kodit Penal.
Mark Gjinaj (Gjini), akuzuar për vepër penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufinjve”, për hyrjen e paligjshme të një personi në një shtet tjetër pa qenë shtetas i tij dhe pa leje qëndrimi në atë shtet, kryer në bashkëpunim ose më shumë se një herë, parashikuar nga neni 298 parag. 3 tw Kodit Penal.
• Mark Gjinaj akuzohet dhe për vepër penale “Falsifikimi i dokumentave”, parashikuar nga neni 186 i Kodit Penal, pwr dokumenta tw gjetura në banesë gjatë kontrollit ditën e arrestimit.
• Mark Gjinaj akuzohet dhe për vepër penale “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve”, parashikuar nga neni 190 i Kodit Penal.
Besjan Mustafa, akuzuar për vepër penale “Shpërdorimi i detyrës” në bashkëpunim, parashikuar nga neni 248 e 25 i Kodit Penal.
Behar Ismailaj, akuzuar për vepër penale “Shpërdorimi i detyrës” në bashkëpunim, parashikuar nga neni 248 e 25 i Kodit Penal.
Ervilma Bezati akuzuar për vepër penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufinjve”, për hyrjen e paligjshme të një personi në një shtet tjetër pa qenë shtetas i tij dhe pa leje qëndrimi në atë shtet, parashikuar nga neni 298 parag. 1 tw Kodit Penal.
Juxhin Tirana, akuzuar për vepër penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufinjve”, për hyrjen e paligjshme të një personi në një shtet tjetër pa qenë shtetas i tij dhe pa leje qëndrimi në atë shtet, parashikuar nga neni 298 parag. 1 tw Kodit Penal.
Admir Spahia, akuzuar për vepër penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufinjve”, për hyrjen e paligjshme të një personi në një shtet tjetër pa qenë shtetas i tij dhe pa leje qëndrimi në atë shtet, parashikuar nga neni 298 parag. 1 tw Kodit Penal.
Drita Sadriaj, akuzuar për vepër penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufinjve”, për hyrjen e paligjshme të një personi në një shtet tjetër pa qenë shtetas i tij dhe pa leje qëndrimi në atë shtet, parashikuar nga neni 298 parag. 1 tw Kodit Penal.
Arian Koldashi, akuzuar për vepër penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufinjve”, për hyrjen e paligjshme të një personi në një shtet tjetër pa qenë shtetas i tij dhe pa leje qëndrimi në atë shtet, parashikuar nga neni 298 parag. 1 tw Kodit Penal.
Aida Cenaj, akuzuar për vepër penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufinjve”, për hyrjen e paligjshme të një personi në një shtet tjetër pa qenë shtetas i tij dhe pa leje qëndrimi në atë shtet, parashikuar nga neni 298 parag. 1 tw Kodit Penal.
Ilir Ferati, akuzuar për vepër penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufinjve”, për hyrjen e paligjshme të një personi në një shtet tjetër pa qenë shtetas i tij dhe pa leje qëndrimi në atë shtet, parashikuar nga neni 298 parag. 1 tw Kodit Penal.
Gëzim Breza, person nwn hetim për vepër penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufinjve”, për hyrjen e paligjshme të një personi në një shtet tjetër pa qenë shtetas i tij dhe pa leje qëndrimi në atë shtet, parashikuar nga neni 298 parag. 1 tw Kodit Penal.
Besnike Tufa, person nën hetim për vepër penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufinjve” për hyrjen e paligjshme të një personi në një shtet tjetër pa qenë shtetas i tij dhe pa leje qëndrimi në atë shtet, parashikuar nga neni 298 parag. 1 tw Kodit Penal.
Ndaj të hetuarve Gëzim Breza e Besnike Tufa, në parashikim të neneve 329/a pikat 1 e 2, 328 pika 1 gërma’’dh’’ të Kodit tw Procedurws Penale, kërkohet pushimi i çështjes, për shkak se nuk provohet të kenë kryer veprën penale që u është atribuar./albeu.com