Mbrëmjen e sotme, përplasja mes fqinjëve në zonën e Thumanës, ka agravuar deri në përdorimin e armëve.
Dyshohet se konflikti mes fqinjëve, ka lindur për arsye të pronësisë, ndërsa për pasojë dy kushërinj besohet se kanë mbetur të plagosur.
Një efektiv policie, i identifikuar si Sahit Ahmetaj (Sela) me armën e shërbimit, pas sherrit ka qëlluar në drejtim të disa personave mes tyre edhe kushëririt të tij Adrian Sela.
Ky i fundit po ashtu, ka hapur zjarr drejt kushëririt të tij, i cili po ashtu është plagosur.