Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mesnatën e sotme në aksin nacional Çermë-Divjakë.
Dy persona, atë e bir të cilët udhëtonin me motorçiklet kanë humbur kontrollin duke u përplasur fillimisht në asfalt e më pas kanë dalë nga rruga.
Si pasojë e këtij aksidenti janë dëmtuar rëndë Leonard Vrapi 44 vjeç dhe djali i tij Alesio Vrapi.
Ata janë dërguar në spitalin e Lushnjes ku nga informacionet e mara nga mjekët gjendja e tyre paraqitet shumë e rënduar dhe në rrezik për jetën. Në momentin e aksidentit asnjë nga të dy personat nuk kishte kaskë mbrojtëse.
Grupi i ekspertëve të policisë i cili mbërriti në vendngjarje nga hetimet paraprake nxori si konkluzion shpejtësinë e lartë që drejtuesi i motorçikletës e drejtonte, gjë që ka sjellë dhe humbjen e kontrollit.