EMRAT/ Maqedonia e Veriut me qeveri të re, kur pritet të votohet (FOTO LAJM)

Vazhdimi i seancës plenare me pikë të vetme të rendit të ditës, atë të zgjedhjes së Qeverisë së Maqedonisë së Veriut do të vijojë deri në mesnatën e sotme, ku protet edhe votimi në Kuvend.

Sipas Rregullores së punës së Kuvendit, diskutimi për programin dhe përbërjen qeveritare zhvillohet në dy ditë.

Seanca filloi dje, ndërkaq votimi i Qeverisë së re duhet të bëhet para mesnatës së sotme.

Mandatari për formimin e Qeverisë, Dimitar Kovaçevski dje paraqiti programin qeverisës.

Ndërsa nga ana tjetër opozita ka pasur kritika për ministrat e propozuar dhe programin në fjalë, raporton TV 21.

DITA E PARË E DISKUTIMIT:

Në qeverinë që pritet të udhëhiqet nga Dimitar Kovaçevski, për ministra pritet të zgjidhen:

Sllavjanka Petrovska – ministre e Mbrojtjes

Oliver Spasovski – ministër i Punëve të Brendshme

Nikolla Tupançevski – ministër i Drejtësisë

Artan Grubi – ministër për sistem politik dhe marrëdhënie mes komuniteteve

Bujar Osmani – ministër i Punëve të Jashtme

Fatmir Besimi – ministër i Financave

Kreshnik Bekteshi – ministër i Ekonomisë

Lupço Nikollovski – ministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujrave

Bekim Sali – ministër i Shëndetësisë

Jeton Shaqiri – ministër i Arsimit dhe Shkencës

Jovana Trençevski – ministre e Punës dhe Politikës Sociale

Goran Milevski – ministër i Vetëqeverisjes Lokale

Bisera Kostadinova Stojçevska – ministre e Kulturës

Admirim Aliti – ministër për Shoqëri Informatike dhe Administratë

Bllagoj Boçvarski – ministër për Transport dhe Lidhje

Naser Nuredini – ministër për Mjedis Jetësor dhe Planifikim Hapësinor

Bojan Mariçiq – ministër pa resor – zëvendëskryeministër për çështje evropiane

Sllavica Grkovska – ministër pa resor – zëvendëskryeministre për luftë kundër korrupsionit

Fatmir Bytyqi – ministër pa resor – zëven

dëskryeministër për çështje ekonomike

Xhemail Çupi – ministër pa resor.


Shtuar 16.01.2022 10:24