EMRAT/ Makinat përplasen kokë më kokë në Peshkopi, 4 të plagosur

Një aksident ka ndodhur në dalje të qytetit të Peshkopisë, tek ish-SMT-ja.

Mësohet se dy mjete janë përplasur kokë më kokë duke shkaktuar 4 të lënduar.

Sipas policisë mjeti tip Mercedes me targë AB 835 FT me drejtues Juljan Hima ka goditur mjetin BMV me drejtues shtetasin Fehmi Gjiza.

Për pasojë janë lënduar dy pasagjerët e BMV-së Muhamet Zeneli dhe Pëllumb Shkurta si dhe drejtuesi i Mercedesit Juljan Hima, të gjithë jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po kryen veprimet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

 


Shtuar 11.11.2023 13:07