EMRAT/Kush janë 5 kandidatët që garojnë për vendin bosh në Gjykatën Kushtetuese

Ditën e sotme Gjykata e Lartë ka bërë publike emrat e kandidatëve për plotësimin e vendit vakant në Gjykatën Kushtetuese.

Gjykata e Lartë njofton se kanë kandiduar për t’u bërë pjesë e Kushtetueses pesë gjyqtarë, ku njëri prej tyre do të zgjidhet në vend të Gani Dizdarit, i cili u largua pasi i mbaroi mandati.

Njoftimi i plotë:

Zëvendëskryetari i Gjykatës së Lartë, bazuar në nenin 125 pika 1 të Kushtetutës si dhe nenin 7/ç të ligjit nr. 8577, datë 10.02.2000, “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, në datë 15.11.2021 ka bërë shpalljen publike për plotësimin e 1 vendi vakant në Gjykatën Kushtetuese që duhet plotësuar nga Gjykata e Lartë, si më poshtë:

Në vendin vakant të krijuar pas largimit të z. Gani Dizdarit (mandati i plotë 9 vjeçar)

Pas përfundimit të afatit 30 ditor të pranimit të kërkesave të kandidatëve, kanë paraqitur kërkesë për të konkuruar në këtë vend vakant,këta kandidatë:

1. Brunilda Kadi
2. Ilir Toska
3. Holta Zaçaj
4. Manjola Xhaxho
5. Tartar Bazaj
Bazuar në nenin 7/ç, pika 1 të ligjit nr. 8577/2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese”, (të ndryshuar) lista e kandidatëve, si edhe dokumentacioni i paraqitur prej tyre, i janë dërguar Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, si organi kompetent për vlerësimin e kushteve dhe kritereve të emërimit të gjyqtarëve në Gjykatën Kushtetuese. /albeu.com/


Shtuar 17.12.2021 10:18