EMRAT/ Kishin mbjellë kanabis, katër të arrestuar në Sarandë (VIDEO)

Në Sarandë janë arrestuar 4 shtetas dhe është shpallur në kërkim një tjetër për kultivim të bimëve narkotike.

Të arrestuarit janë: -Dashnor Alushaj (i njohur me ermin Papi), 62 vjeç, banues në Sarandë, i dënuar më parë për veprën penale  “Kultivimi i bimëve narkotike“;

-Gramoz Breshanaj, 34 vjeç, banues në fshatin Vrinë, Sarandë;

-Ermir Indrisllari, 30 vjeç, banues në fshatin Vrinë, Sarandë, i dënuar më parë për veprën penale  “Kultivimi i bimëve narkotike“;

-Esmeraldo Alushaj, 19 vjeç, banues në fshatin Vrinë, Sarandë.

Si dhe u bë shpallja në kërkim e shtetasit A. A., 30 vjeç, banues në fshatin Vrinë, Sarandë.

Këta shtetas dyshohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në territorin e fshatit Vrinë, bashkia Konispol, Sarandë, kanë kultivuar bimë narkotike të dyshuara cannabis sativa, të cilat u asgjësuan me djegie gjatë operacionit policor.

Gjithashtu, nga tërësia e veprimeve procedurale dhe provat materiale të sekuestruara dyshohet se shtetasi Dashnor Alushaj është organizatori dhe financuesi i kësaj veprimtarie të kundërligjshme.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, e kryer në bashkëpunim./albeu.com

 


Shtuar 15.09.2021 10:40