Policia në Dibër ka vënë në pranga 4 persona për kultivim të bimëve narkotike.
Bazuar në informacionet e marra në rrugë operative se në bregun e lumit Drini i Zi, në fshatin Draj Reç, Bujar Tanushi, 35 vjeç; Edmond Tanushi, 37 vjeç; Rrahman Tanushi, 27 vjeç; Fitim Tanushi, 23 vjeç, në bashkëpunim me njëri – tjetrin dyshohet se janë autorët të kultivimit të bimëve narkotike.
Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e autorëve të tjerë të implikuar në këtë aktivitet kriminal.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër, për veprën penale “Kultivim i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim./albeu.com