EMRAT/ Këshilli Kombëtar i PD-së miraton kandidaturat e propozuara nga Basha

Ditën e sotme u mblodh Këshilli Kombëtar I Partisë Demokratike, i cili diskutoi dhe miratoi kandidaturat e propozuara nga Lulzim Basha për Kryesinë e re.

Anëtarët e Kryesisë janë vendosur në bazë të numrit të votave që morën në votimin e Kryesisë së re.

Konkretisht Partia Demokratike propozoi për kryetar të Këshillit Kombëtar Arta Sakjan, e cila zëvendëson Edi Palokën që u shkarkuar disa ditë më parë.

Sekretar Organizativ vendoset Flamur Hoxha, sekretar Ligjor dhe Zgjedhor Indrit Sefa. Ndërkohë sekretar i Pushtet Vendor vendoset Roland Bejko, sekretar për Diasporën vendoset Kreshnik Çollaku.

Anëtarë të Kryesisë janë vendosur Agron Kapllanaj, Gazmend Koduzi, Xhemal Gjunshi, Helidon Bushati dhe Xhelal Mziu

Anëtarë të Komisionit të Apelit, Etikës dhe Disiplinës: Kryetare Flutura Ackaj.  Anëtarë: Dash Sula, Orjola Pampuri, Xhemal Bushati, Arbi Agalliu

Këto emra zëvendësojnë mbështetësit e Sali Berishës që u shkarkuan në 12 dhjetor nga Këshilli Kombëtar.

Ndërkohë në mbledhjen e Këshillit Kombëtar, kreu aktual i Partisë Demokratike u ka lënë edhe porositë e tij anëtarëve, duke thënë se që nga dita e nesërme duhet të dalin të gjithë në terren me demokratët.

“Nga nesër secili duhet të jetë prezent në terren me demokratët duke filluar nga unë. Nisim punën për hartimin e rregullores së punës për funksionimin e aleancës me qytetarët dhe rikthimi i komitetit të orientimit të politikave (KOP) në PD.” ka thënë Basha.

Të shkarkuarit:

Kryetar i Këshillit Kombëtar: Edi Paloka

Anëtarë të kryesisë:

Flamur Noka

Aldo Bumçi

Gent Strazimiri

Albana Vokshi

Oerd Bylybashi

Si dhe sekretarët:

Ervin Minarolli

Ivi Kaso

Belind Kelliçi

Ledina Mandia/albeu.com/