EMRAT/ Flisinin për shit-blerje votash për një subjekt politik, një i arrestuar dhe një nën hetim në Tiranë

Policia e Tiranës ka arrestuar një shtetas dhe ka nisur hetim për një tjetër, pa publikimit të disa pamejeve filmike të postuar në rrjete sociale, ku këta dy persona, Kristo Agalliu dhe Agron Duraj, komunikonin për shit-blerje votash për një subjekt politik.

Njoftimi i policisë:

Arrestohet në flagrancë një shtetas, si dhe procedohet penalisht një tjetër, të cilët në bashkëpunim me njëri-tjetrin, komunikonin për shit-blerje votash për një subjekt politik.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Korrupsionit në DVP Tiranë, në vijim të punës për goditjen e çdo paligjshmërie, bazuar në pamjet filmike të postuara në portale, në të cilat shfaqet një shtetas që komunikon për shit-blerje votash, menjëherë kanë organizuar punën dhe kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Premtuesi”.

Si rezultat, u bë arrestimi i shtetasit K. A., 52 vjeç, banues në Tiranë, si dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. D., 61 vjeç, banues në Tiranë.

Këta shtetas janë shfaqur në një video, duke komunikuar me njëri-tjetrin, për shit-blerje votash për një subjekt politik.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, për veprime të mëtejshme.


Shtuar 10.05.2023 09:23