Pas atentatit me armë zjarri në Don Bosko, albeu.com ka arritur të zbardhë emrat e personave të plagosur dhe të viktimës.
I vrarë me armë zjarri ka mbetur Erion Çela, 35 vjeç. albeu.com bën me dije se viktima është pronar i një tabakino.
Janë plagosur: Arben Dani 46 vjeç i dëmtuar në këmbë. Azbi Selimaj 19 vjeç i dëmtuar ne shpatull. Selimaj mësohet se ka qenë kamarieri i lokalit.
Gjithashtu Blerim Çela 28 vjeç ka mbetur i dëmtuar në këmbën e djathtë dhe në fytyrë, i cili është edhe vëllai i viktimës.
Edmond Crroj 41 vjeç ka mbetur i pagosur në bark dhe këmbë.
Ndërkohë ka ardhur edhe reagimi i policisë lidhur me ngjarjen.
Si ndodhi ngjarja:
Sipas burimeve bëhet e ditur se viktima 35-vjeçare ishte pronar i një tabakinoje dhe ka ndryshuar emrin, pasi më herët është njohur si Adriatik Çela.
Mësohet gjithashtu se viktima priste të bëhej baba i një vajze. I plagosur ka mbetur po ashtu edhe vëllai i tij Blerim Çela 28 vjeç, i cili ka marrë plumba në këmbë dhe fytyrë si dhe daja, Edmond Cëroi, 41 vjeç. Ata janë me origjinë nga Dibra dhe jetojnë në Tiranë.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 16:15, në zonën e “Don Boskos” në Tiranë. Persona të armatosur të cilët lëviznin me një automjet tip “Mercedes E Class” të zi dhe vetëm njëri prej tyre ka qëlluar me breshëri kallashnikovi nga jashtë në drejtim të lokalit, ku ndodheshin të ulur në një tavolinë viktima dhe personat e tjerë. Për pasojë ka mbetur i vdekur në vend Erion Çela si dhe janë plagosur katër të tjerë, të cilët janë dërguar te spitali i Traumës.
Sakaq, pasi kanë qëlluar me breshëri mjeti i autorëve është kthyer në vend dhe ka marrë po të njëjtën rrugë nga erdhi. Targat e makinës rezultojnë se janë të vjedhura nga një makinë Smart në Tiranë.
Burime zyrtare nga policia bëjnë me dije viktimë mbeti Erion Çela, 35 vjeç. Të plagosurit janë: Arben Dani 46 vjeç, Blerim Çela 28 vjeç, vëllai i viktimës, Edmond Cëroi, 41 vjeç daja i viktimës dhe Azbi Selimaj, 19 vjeç. Ky i fundit është kamarier i lokalit dhe fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ende nuk dihet cili ka qenë objektivi i këtij atentati.
Njoftimi i Policisë:
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 04.01.2022, rreth orës 16:15, në “Don Bosko”, në ambientet e një lokali dyshohet se është qëlluar me armë zjarri nga jashtë, në drejtim të një tavoline ku ishin ulur pesë shtetas.
Si pasojë e të shtënave, shtetasi E. Ç., 35 vjeç ka humbur jetën, dhe janë plagosur shtetasit A. D., 46 vjeç, A. S., 19 vjeç, B. Ç., 28 vjeç dhe E. C., 41 vjeç.
Shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli në të gjitha pikat hyrëse-dalëse të Tiranës dhe në brendësi të lagjeve ku dyshohet se janë larguar personat, të cilët pasi kanë qëlluar me armë zjarri, janë larguar me një automjet tip “Mercedes-Benz”.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./albeu.com/