EMRAT/ Bashkëfshatari e godet me mjet prerës, ndërron jetë në spital i moshuari në Pogradec (VIDEO)

Pasditen e sotme një person është vrarë me thikë në fshatin Gështenjas në Pogradec.

Shtetasi Fatimir Manellari, 63-vjeç goditi me mjet prerës shtetasin Safet Hyskollari 65-vjeç, i cili transportua në spitalin Rajonal te Pogradecit, por nuk arriti do t’i mbijetonte plagëve.

Konflikti mësohet se ka nisur për një gardh, ndersa autori dhe viktima ishin komshinj.

Njoftimi i policisë:

Më datë 07.09.2022, rreth orës 17:50, në fshatin Gështenjas, Pogradec, gjatë një konflikti, shtetasi F. M., 63 vjeç, dyshohet se ka plagosur me mjet prerës (thikë) shtetasin S. H., rreth 65 vjeç, i cili u transportua në Spitalin e Pogradecit, ku si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë.

Nga ana e Policisë, po bëhet krehja e zonës me qëllim kapjen e autorit dhe vënien e tij para përgjegjësisë ligjore.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes./albeu.com

Shtuar 7.09.2022 18:33