Një tjetër aksident është regjistruar sot në vend. Tre automjete janë përplasur me njëra-tjetrën në aksin Lezhë – Laç, me drejtues Osvaldo Biba, Artan Bardhi
dhe Kristian Makaj.
Si pasojë, kanë mbetur të lënduar 2 persona, drejtuesi Osvaldo Biba dhe një pasagjer që ndodhej në mjetin e Artan Bardhit, Elton Marku. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes po heton shkaqet dhe rrethanat e aksidentit
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 17:00, në aksin rrugor Lezhë – Milot, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i i Markatomajve”, janë përfshirë në një aksident rrugor 3 automjete, me drejtues shtetasit A.B., K.M. dhe O.B.
Për pasojë, janë lënduar drejtuesi O.B. dhe pasagjeri E.M. që ndodhej në automjetin e drejtuar nga shtetasi A.B., të cilët janë dërguar në Spitalin Rajonal Lezhë për ndihmën e nevojshme mjekësore.
Grupi hetimor vazhdon veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit./albeu.com