EMRAT/ 800 rrënjë kanabis, vihen në pranga 6 persona të kërkuar prej 1 viti

Policia e shtetit ka vënë në pranga 6 persona. Të arrestuarit në Mat janë vënë në pranga për një ngjarje të vitit 2020 ku u gjetën të kultivuara 800 rrënjë kanabisi.

Në pranga kanë rënë Elmir Lala, Drilon Milloshi, Aurel Plepi dhe Tahir, Florenc dhe Agron Xhokola.

Njoftimi i policise:

Mat
Vijon operacioni policor i koduar “Gjoçaj”.
Shkon në 8 numri i personave të ndaluar nga Policia për kultivim të bimëve narkotike.
Vihen në pranga 6 persona të shpallur në kërkim në kuadër të operacionit.
Më herët janë vënë në pranga dhe dy persona të tjerë.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, parandalimin e konflikteve dhe kapjen e personave të shpallur në kërkim, kanë intensifikuar kontrollet, ku si rezultat i operacionit të koduar “Gjoçaj”, u bë kapja dhe ndalimi i shtetasve :
T. Xh., 60 vjeç; F. Xh., 24 vjeç; A. Xh., 50 vjeç; E. L., 39 vjeç; D. M., 23 vjeç; të gjithë banues në Mat, dhe A. P., 25 vjeç, baues në Krujë.
Shtetasit e lartëpërmendur në bashkëpunim me dy persona të arrestuar më parë nga policia, dyshohet se janë autorët të tentativës për kultivim të bimëve narkotike në vitin 2020 në një zonë të Matit.
Në ngarkim të shtetasve të lartëpërmendur Gjykata e Rrethit Gjyqësor Mat ka vendosur masën e sigurisë ‘Arrest me burg’, për kryerjen e veprës penale “Kultivim i bimëve narkotike”.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Mat për veprime të mëtejshme.

 


Shtuar 10.04.2021 11:49