Emiljano Shullazi i nënshtrohet operacionit, zbulohet problemi shëndetësor që ka

Emiljano Shullazi i është nënshtruar një operacioni pak ditë me parë në Spitalin e Burgjeve. Lajmi është bërë i ditur nga gazetarja, Klodiana Lala.

Burimet thonë që Shullazi është operuar në të dy krahët. Ai prej 2 vitesh po mbahet në regjimin 41 biss ose siç njihet ndryshe burgu ‘i egër’.

Për pak ditë mbaron afati i qëndrimit ne ketë regjim dhe nuk dihet nëse do të mbyllet edhe për një vit tjetër ne 41 biss. Deri me tani nuk ka vendim për këtë çështjes.

Kujtojmë se Shullazi dhe grupi i tij është dënuar me 55 vite burg në total, vendim i dhënë nga Gjykata për Krimet e Rënda./bw