“Zbërthehet” Berisha: Rama do i jepte Shullazit tenderin për Kampusin e UT

Ish-kryeministri Sali Berisha është shprehur se kryeministri Edi Rama donte t’i jepte Emiljano Shullazit tenderin për Kampusin e UT.

Komentet Berisha i bëri nga tryeza e bashkëbisedimit me pedagogët, ku u shpreh se ata nuk kanë akses në financimet për punë shkencore.

Ndër të tjera Berisha tha se financimet ndahen në mungesë të plotë transparence.

“Prej 8 vitesh diskutohet për kampusin në një kohë që u la e përcaktuar fusha e ndërtimit, ishin pothuajse të gatshme fondet e financimit, u bë projekti, ku është tani? A e dini pse u sabotua?

Thjesht sepse Shullazi do të ishte përfituesi i tenderit, po. I doli kandidatit për rektor të zhduka, lëshoja kësaj zonjës se është e përzgjedhura e Edi Ramës. Natyrisht ai mori dënimin që meritoi por kampusi u zhduk, se çfarë është aty tani, veç kampus nuk është”, u shpreh Berisha./albeu.com/